Sulmusi shqiptar, Valdrin Musta po shkëlqen në Bundesligen gjermane me ekipin e Kaiserslauten U-19.
Mustafa në pesë ndeshje ka shënuar 4 gola. Ai është njeri nder futbollistët më të mirë të ekipes.
Në një prononcim për Gazetën KNN, 18- vjeçari shpreh ambiciet e tij për të ardhmen.
“Do të punoj fort që sa më shpejt të arrij në ekipin e parë. Është një rrugë e vështirë, mirëpo do të mundohem në maksimum që të arrij sa më larg dhe normal të shënoj sa ma shumë gola”, u shpreh sulmuesi shqiptar.
Mustafa është nga Podujeva dhe mbron ngjyrat e Kombëtares Shqiptare U-19./A.Canolli