ShowBiz

Valdete Daka, edhe pse 56-vjeçare, mahnit me elegancën e saj (Foto)

Emri i saj përmendet sa herë që në Kosovë mbahen Zgjedhjet.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka është kthyer tashmë në një personazh mjaft të njohur për publikun.

Në Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershorit 2017, Daka u paraqit mjaft elegante në daljet e saj para kamerave.

Por siç duket, një elegancë të tillë, ajo e praktikon edhe në përditshmëri.

Ndonëse është 56 vjeçare, Valdete Daka befasoi teksa u shfaq në një nga lokalet e Prishtinës, veshur me një fustan të shkurtër dhe veror.

Me një qëndrim të drejtë dhe flokë të lëshuara në stilin natyral, kryetarja e KQZ-së do të bënte xheloze shumë nga bashkëmoshataret e saj. /Telegrafi/

the authorE B