Edhe pse ka filluar studimet për gazetari, vajza sexy e ish deputetes demokrate nuk mund t’i qëndrojë larg pasionit të saj të hershëm.
Ada Deda i është rikthyer modelingut pas një periudhe pauze. Ajo ka publikuar në Instagramin e saj disa foto ku pozon e veshur me fustan nusërie.
Seti më i fundit fotografik po realizohet në Milano të Italisë.
Vajza e Albina Dedës duket më në formë se kurrë më parë. Duhet pranuar se me ndryshimin e pamjes së saj nga bionde në brune ajo duket akoma më tunduese.
Me sa duket Ada ka mundur të gjejë kohë për të koordinuar angazhimet e saj të Universitetit dhe pasionit të saj më të madh që duket të jetë modelingu.
/Gazeta Express/