Këngëtarja Greta Koçi është një nga personazhet që gjithnjë është kujdesur për pamjen e saj të jashtme.
Por këtë herë duket se ka dashur të ndajë disa këshilla me ndjekëset e saj në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, i cili i tregon format.
Krahas kësaj foto ajo ka shkruar: “Zonja trupi juaj ju bën seksi. Buzëqeshja juaj ju bën simpatike, por personaliteti juaj ju bën të bukura!,”-përfundon këngëtarja e njohur. Vetëm pak kohë më parë ajo ka publikuar në rrjete sociale këngën e saj të re, “Përsëri”./Gazeta Express/