ShowBiz

Vajza e Shkumbinit dhe e Mimozës shkëlqen në mbrëmjen e maturës (Foto)

Kohëve të fundit pjesë e medieve rozë kanë qenë shumë të rinj e të reja, të cilët festuan mbrëmjen e tyre më të rëndësishme, atë të maturës.

E meqenëse jemi në kohën e mbrëmjeve, keni pasur mundësi të shihni shumë maturantë të rregualluar e me stile të ndryshme, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani keni parë edhe fëmijë të shumë fytyrave publike të cilët kanë përfunduar maturën.

Njëra nga to është edhe vajza e çiftit të njohur dy këngëtarëve, Shkumbin Kryeziu e Mimoza Mustafa.

Është kjo Rozafa Kryeziu e cila shkëlqeu në mbrëmjen e maturës.

Me një fustan blu që vë në pah format e saj e flokë të kapura, Rozafa dukej e mrekullueshme.

Një urim për Rozin nuk ka kaluar pa bërë nëna e saj Mimoza.

Ajo në profilin e saj në Instagram kishte postuar disa fotografi ku edhe bën një urim për vajzën.

“Maturantja ime te kesh sukses gjithmonë”, kishte shkruar Mimoza në profilin e saj në Instagram.


“Urime Moza, te ket shendetin dhe suksese”,

“Suksese Mimoza !!!! Ishalla i prinë e mbara gjithmonë !!!!”,

“Urime Maturen e bukuroshes Rozii shendet dhe mbaresi gjithmonë”,

“Urime e seksese per mbesen time bukuroshe”,

“Stunning Rozafa”, ishin vetëm disa nga komenet që i kishin shkruar fansat Mimozës për vajzën./Gazeta Express/

the authorE B