Ata janë një familje artistësh.
Shumë gjenerata janë rritur me këngët e tij. E këtë talent e kanë trashëguar madje edhe fëmijët e ikonës së muzikës.
Që në moshë të re kishin filluar të këndonin së bashku edhe Ermali me Bulzën e cila ka kohë që është larguar nga skena, mirëpo Ermali ecë fuqishëm drejt hapave të babit duke u bërë njëri ndër këngëtarët më të pëlqyer në vend.
Sabriun e Ermalin keni pasur mundësi t’i shihni duke kënduar edhe projekte të shumta si babë e bir.
Por në familjen e madhe Fejzullahu po lindin edhe talent të rinj. Bëhet fjalë për vajzën e Ermalit, e cila pak kohë më parë në një video të postuar nga vetë Ermali ishte parë duke kënduar në veturë e që zëri i shkonte aq mirë.
Së fundmi vajza e Ermalit shihet duke i rënë pianos këngën e ditëlindjes.
Ndonëse në moshë të re, ajo duket si një pianiste e shkëlqyeshme./Gazeta Express/