Rey Manaj duket se nuk do vazhdojë edhe këtë edicion me Interin
Trajneri i Interit ka publikuar listën e lojtarëve të cilët duhet të paraqiten për stërvitjet e para për edicionin e ri.
Në mesin e këtyre lojtarëve nuk është edhe sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj.
Ende nuk ka ndonjë njoftim dhe nuk dihet nëse Manaj do t’i bashkohet më vonë skuadrës.
Lista e Interit për fazën përgatitore:
Portierët: Berni, Karrizo, Handanoviç, Radu
Mbrojtësit: Andreolli, D’Ambrosio, Dela Xhiovana, Dodo, Huan Hesus, Miangue, Miranda, Nagatomo, Ranokia, Santon, Jao
Mesfushorët: Besa, Gnoukuri, Kondogbia, Melo, Zonta
Sulmuesit: Bakajoko, Biabiani, Ikardi, Jovetiç, Palasio, Pinamonti