Rajon & Botë

Ushtria egjiptiane thotë se ka vrarë 19 luftëtarë të ISIS-it

Ushtria egjiptiane ka thënë sot se 19 terroristë të grupit të ISIS-it në Egjipt, përfshirë tre të liderë të saj, janë vrarë në sulmet ajrore në veri të Sinai.

Shteti Islamik e mori këtë javë përgjegjësinë për sulmin ndaj forcave të sigurisë afër Manastirit “St.Catherine” në jug të Sinai, i cili ishte incidenti më i fundit në një seri sulmesh ndaj minoritetit të krishterë në Egjipt në muajt e fundit, transmeton Express.

Egjipti është duke e rritur sigurinë para vizitës së Papa Françeskut në vend javën që vjen, si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë ndaj dy kishave të krishtere këtë muaj, për të cilin përgjegjësinë e mori ISIS./Express/

the authorE B