Aktuale

Ushtria e sjell diplomatin amerikan në Prishtinë – kjo është agjenda e takimeve

Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike Hoyt Brian Yee ka nisur sot një vizitë në Kosovë.
Ai do të takohet me Kryeparlamentarin Veseli, Zëvendëskryeministrin Stojanovic, Ministren për dialog Edita Tahiri, Ministrin Demolli dhe Komandantin e FSK’së Rrahman Rama dhe përfaqësuesin e Lista Srpska.

Në agjendën e Hoyt Yee nuk janë paraparë takime me opozitën e as me Presidentin Hashim Thaci. Po ashtu në listën e zyrtarëve që do t’i takojë Yee nuk është as Kryeministri Mustafa, i cili sipas një njoftimi të LDK’së ndodhet në Bruksel…

Kjo është agjenda e Hoyt Yee:

Zqvëndës sekretari do të nis takimin

e martë, 28 mars 2017

13:00

Takim me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli

Zyra e Kryetarit të Kuvendit

Medie: vetëm pamje në fillim të takimit

14:00

Takim me zëvendës-Kryeministrin Branimir Stojanovic dhe udhëheqësin e grupit parlamentarë “Srpska Lista” Slavko Simic

Zyra e zëvendës-Kryeministrit (kati 4)

Medie: vetëm pamje në fillim të takimit

15:00

Takim me Ministren për Dialog Edita Tahiri

Ministria e Punëve të Jashtme (zyra 306)

Medie: vetëm pamje në fillim të takimit

e mërkurë, 29 mars 2017

11:30

Takim me Ministrin e FSK Haki Demolli dhe Generalin Rrahman Rama

Selia e FSK-së

Medie: vetëm pamje në fillim të takimit

the authorE B