Sot edhe zyrtarisht nisin lojërat ushtarake ndërkombëtare në Federatën e Rusisë. Pjesë e kësaj ceremonie pritet të jenë edhe një grup i ushtarëve nga Serbia.
Kjo është konfirmuar nga vet, shefi i ushtrisë serbe, gjeneral Ljubisha Dikoviq. Ky i fundit nën shoqërimin e pjestarëve të tjerë të ushtrisë kanë udhëtuar në mëngjes për në Moskë, transmeton Indeksonline
Me këtë rast, Dikoviq theksoi se kjo është një garë unike në të cilën marrin pjesë për të katërtin vit radhazi, duke arritur rezultate të suksesshme.