Sprinteri nga Xhamajka, Usain Bolt, vetëm gjashtë muaj pasi u përshëndet me atletikën , do të nis një karrierë të re. Më shumë herë kampion olimpik, Bolt njoftoi në Tëitter se ka firmosur kontratë me klubin afrikan të futbollit Mamelodu Sandauns.
Tetë herë kampioni olimpik edhe më parë fliste se ka pasur 12 oferta për tu provuar në klube të ndryshme, ndërkohë që marsin e shkuar për testime ishte në Borusia Dormtund. Skuadra e tij Mamelodu është kryesuese e renditjes së kampionatit jug afrikan.
Megjithatë mbajtësi I rekordeve të botës Bolt, para se të luajë për skuadrën e Sandaus, do të udhëheqë ekipin ndërkombëtar të yjeve në një ndeshje humanitare më 10 qershor.