Se Alvaro Morata do të largohet nga “Santiago Bernabeu”, kjo tashmë është punë e kryer, por ku do të shkojë spanjolli?
Alvaro Morata ka shumë oferta në tavolinë, i cili pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës – pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Zinedine Zidane.
Sipas asaj qa raporton “Don Balon”, trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka pyetur zyrtarët e ish klubit të tij për situatën e Moratas.
“Djajtë e Kuq” janë duke kërkuar për një sulmues, pasi Zlatan Ibrahimovic do të largohet, pas konfirmimit se do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Mourinho gjithashtu është duke monitoruar Romelu Lukakun, i cili kërkohet me ngulm nga Chelsea. /Express/