Sport

Unitedi merr fitoren e tretë me radhë, shkëlqen Pogba

Manchester Unitedi ka shënuar fitoren e tretë me radhë nën menaxhimin e Ole Gunnar Solskjaer, pasi sot ka mposhtur në “Old Trafford” me rezultatin 4-1 Bournemouthin në “Old Trafford”.

Skuadra e “Djajve të Kuq” është rikthyer në formë të shkëlqyer që prej se e ka shkarkuar Jose Mourinhon nga posti i trajnerit në fillim të këtij muaji, raporton Gazeta Express.

Paul Pogba ka shkëlqyer sot, pasi ka shënuar dy gola, ndërsa ka katër gjithsej në tri ndeshje me trajnerin norvegjez, Solskjaer.

Në minutën e 5’ të ndeshjes Pogba shënoi për 1-0, golin e dytë francezi e shënoi në minutën e 33’, kurse dy gola të shpejtë janë shënuar në fund të pjesës së dytë. Marcus Rashford shënoi për 3-0 në minutën e 45’, kurse Nathan Ake nga radhët e Bournemouthit shënoi golin e vetëm pak çaste pas golit të Rashfordit, dhe skuadrat shkuan në pushim 15-minutësh.

Romelu Lukaku u kujdes për golin e fundit të takimit, kur shënoi me lehtësi në minutën e 72’ të ndeshjes.

Në ndeshjen e ardhshme Unitedi luan si mysafir ndaj Newcastle, kurse Bournemouthi e pret në shtëpi Watfordin. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli