Sport

Unitedi kërkon mbrojtësin e Juventusit

Manchester United është duke u interesuar për mbrojtësin Leonardi Bonucci

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho dëshiron sërish të përforcohet në mbrojtje, pasi mendon se është pika më e dobët e skuadrës.

Ai tashmë ka transferuar Eric Bailly për 35 milionë euro nga Villareal, ndërsa tashmë ka kthyer interesimin nga mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci.

Manchester Evening News shkruan se, Unitedi është gati që për Bonuccin të ofrojë 60 milionë euro, aq sa ofrojnë edhe City dhe Chelsea.