Sport

United me vendim të ri për Moratan (Foto)

Manchester United nuk e ka ndërmend të heq dorë nga sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata
Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata është dëshira kryesore e trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Portugezi e sheh Moratan si lojtarin ideal për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimovicin, pasi mendon se përshtatet shumë mirë me stilin e tij të lojës.

Unitedi fillimisht ofroi 60 milionë euro për Moratan, ofertë kjo që u refuzua nga Real Madrid.

Por, skuadra angleze është kthyer sërish me një ofertë të re dhe sipas The Guardian, tani janë ofruar 69 milionë euro për Moratan.

Në garë për spanjollin janë edhe dy skuadrat tjera të mëdha evropiane, Chelsea dhe Milan. /Express/