Sport

United përgatit super ofertë për Perisiqin

Sulmuesi i Interit po kërkohet me ngulm nga Manchester United.

Jose Mourinho do që ta përforcojë skuadrën për stinorin e ri dhe një nga objektivat e tij mbetet Ivan Perisiq i Interit.

Sipas së përditshmes italiane Gazzetta dello Sport, ‘Djajtë e Kuq’, janë të gatshëm të paguajnë plot 60 milionë euro për reprezentuesin kroat, transmeton KosovaPress.

Kjo ofertë do t’i pëlqente drejtuesve të Interit, pasi që ata me paratë e shitjes së Perisiq do të hidhen në sulm për dyshen italiane, Domenico Berardi dhe Federico Bernardeschi, që pëlqehen shumë nga pronarët e kinezë të klubit zi-kaltër.