Unitedi është duke monitoruar Saulin e Nainggolanin.
Manchester Unitedi është duke i monitoruar Saul Niguez (Atletico Madrid) dhe Radja Nainggolan (Roma) si zëvendësues të mundshëm të Michael Carrick, raporton “Daily Star”.
“Djajtë e Kuq” dërguan skautët në barazimin 0:0 të Romës me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve, për t’i monitoruar dy mesfushorët.
Carrick, 36, pritet të largohet nga “Old Trafford” në fund të këtij sezoni. /Gazeta Express/