Sport

United iu ofron vazhdimin e kontratave Rashford dhe Fellainit

Dy futbollistët pritet të vazhdojnë kontratën me ‘Djajtë e Kuq’.

Manchester United po përgatit rinovimin e kontratave të Marcus Rashford dhe Marouane Fellaini.

Sipas The Sun, ‘Djajtë e Kuq’ synojnë që t’i mbyllin marrëveshjet me dy lojtarët para afatit kalimtar të dimrit, transmeton KosovaPress.

Rashford zgjati marrëveshjen për 4 vjet me Unitedin vetëm sezonin e kaluar, njëjtë si Fellaini por ky i fundit e vazhdoi atë për vetëm një vit.

Megjithatë trajneri Jose Mourinho i konsideron të dy lojtarë të rëndësishëm dhe për këtë dëshiron t’i blindojë sa më parë, duke shmangur ndonjë largim të befasishëm të tyre nga Old Trafford.