Sport

United interesohet për mesfushorin e Romës

Manchester United është duke e vëzhguar mesfushorin italian të Romës, Lorenzo Pellegrini

Mesfushori Lorenzo Pellegrini po luan shumë mirë këtë sezon në Roma, tek e cila u transferua gjatë kësaj vere nga Sassuolo.

Ai të dielën e kaluar luajti në derbi ndaj Milanit, ku tregoi paraqitje shumë të mirë, të cilën e panë skautët e Unitedit, të cilët ishin në San Siro për ta përcjellë.

Pellegrini ka kontratë me Romën deri në vitin 2021, por ka një klauzolë prej vetëm 25 milionë eurove. /Express/