Sport

United i bashkohet garës për Ibrahimoviq

Manchester United i është bashkuar garës për sulmuesin e LA Galaxy, Zlatan Ibrahimoviq.

Ibrës në fund të sezonit i përfundon kontrata me klubin amerikan dhe ka thënë se dëshiron të rikthehet në Evropë.

Suedezi mbetet i lidhur me një kalim te ish-klubi i tij, Ac Milan.

Por, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm për të bërë më të mirën për të rikthyer në “Old Trafford”  38-vjeçarin, i cili pavarësisht moshës vazhdon të jetë në formë.

Ibra ka luajtur më herët në United në vitin 2018 me të cilët ka shënuar 29 gola në dy sezone.