Andrea Belotti po shkëlqen në këtë stinor me fanellën e Torinos.
Sulmuesi italian ka pasur një start fantastik të sezonit me skuadrën e Torinos, duke realizuar 10 gola në 13 xhirot e para.
Belotti ka disa ndeshje rresht që është edhe sulmuesi i parë i kombëtares italiane, ku ka qenë vendimtar me disa gola.
Kjo formë e mirë e 22-vjeçarit, nuk ka lënë pa u vërejtur nga Manchester United i cili është hedhur në sulm për italianin, transmeton KosovaPress.
Sipas Gazzetta dello Sport, ‘Djajtë e Kuq’, dëshirojnë që ta sigurojnë lojtarin për verën e ardhshme, por do të hasin në një rezistencë nga Torino, e cila nuk do ta lejojë lehtë largimin e tij.
Për Belottin kanë shfaqur interesim edhe Arsenal, Liverpool dhe Borussia Dortmund.