Klubi anglez mund të pendohet pse nuk ka transferuar futbollistin spanjoll.
Isco ka mundur që sot të ishte një futbollist i Manchester United, por klubi nga Old Trafford nuk kishte pranuar që ta transferonte për një arsye të çuditshme.
E kjo i kushtoi ‘Djajve të Kuq’ të martën në mbrëmje, pasi që Isco ishte kreator i fitores së Real Madridit në fitoren 2:1 në kuadër të Super Kupës së Evropës, të luajtur në Shkup, transmeton KosovaPress.
Në vitin 2013, teksa Isco luante me Malagan, një skaut i United e kishte përcjellë nga afër spanjollin, por kishte refuzuar ta transferonte, pasi kishte menduar se koka e tij është shumë më e madhe sesa trupi.
Sot Isco, është një nga lojtarët më të mirë të Realit, dhe United mund të jetë penduar që nuk e ka në skuadër një lojtar të kalibrit të tij.