Sport

United e Atletico Madridi e duan Reusi-n

Manchester United është i interesuar për mesfushorin e Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Sipas mediave spanjolle, United dhe Atletico po e ndjekin reprezentuesin e Gjermanisë, i cili në përfundim të këtij sezoni mund të largohet nga Dortmundi, raporton KosovaPress.Menaxheri i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho gjermanin e sheh si zëvendësim për kapitenin Wayne Rooney, i cili pritet të largohet në fund të këtij sezoni.

Ndërkohë, Atletico e dëshiron Reusi-n në rast se ata humbasin Yannick Carrasco, edhe pse drejtuesit e Dortmundit nuk duan ta shesin yllin e tyre.Por, mësohet se lojtari tashmë u ka thënë miqve të tij së “është gati për një sfidë jashtë vendit”. /KosovaPress/