Sport

“United, Barcelona dhe Bayern Munchen, vështirë të refuzohen”

Mesfushori sllovak, Marek Hamsik ka refuzuar të hedhë poshtë mundësinë e largimit nga Napoli në drejtim të ndonjë ekipi ‘elitar’.

30-vjeçari edhe përkundër ofertave të shumta, vendosi të qëndrojë në ‘San Paolo’ edhe këtë edicion, megjithatë ai ka pranuar se ndonjë ofertë nga Manchester United, Barcelona dhe Bayern Munchen, do t’ia ndryshonte mendjen atij, raporton KosovaPress.

“Do të ishte një nga vendimet më të vështira në karrierë, por ndoshta të gjithë duan të luajnë për këto ekipe”, është shprehur Hamsik.

Marek Hamsik është pjesë e Napoli-t që nga viti 2007, kur u transferua nga Brescia, dhe që nga ajo kohë ka luajtur 456 ndeshje për napolitanët, duke shënuar 114 gola, dhe 108 asiste. /KosovaPress/