Me këngët e tij ai ka arritur të jetë ndër reperët më të famshëm shqiptarë.
Bëhet fjalë për reperin e famshëm Unikatil, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë sot pikërisht në festën e 28 Nëntorit, Unikatili ka bërë thirrje që të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, të bashkohen sot në protestën e cila do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë e cila mbahet kundër dënimit të të dënuarve të Grupit të Kumanovës.
Ndonëse ai vetë nuk mund të jetë pjesë e protestës pasi që jeton në Amerikë.
“Nesër ditë feste. Kush nuk gjindet larg, kushtoja këtë ditë edhe vllaznive tonë t’grupit t’Kumanovës. Nesër ORA 14:00, te sheshi i Skënderbeg-ut n’Prishtinën tonë”, kishte lënë mbishkrim Unikatili.