ShowBiz

Unikatili paralajmëron diçka të re për fansat

I njohur me emrin “Unikatili”, reperi Viktor Palokaj është ndër më të njohurit.

Ai ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, por reperi i njohur ka një lajm shumë të mirë për të gjithë fansat e tij.

Unikatili ka konfirmuar se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ai ka bërë në llogarinë e tij në Instagram.

Ky postim erdhi pas mesazheve të shumta që kishte marrë ai nga fansat duke e pyetur se ku ka mbetur.

“OO VIKTOR A JE GJALLË???”. Çdo i dyti mesazh m’thot ashtu. Po gjallë edhe mà i fortë se gjithë. Po, ka me pasë shumë muzikë të ré.”, ka thënë reperi përmes një postimi në “Instagram” duke mos dhënë detaje të tjera”, kishte lënë mbishkrim Unikatili.

Ndërkohë, fansat e tij po e presin me padurim projektin më të ri nga Unikatili./Gazeta Express/

the authorE B