Barcelona ka prezantuar blerjen e re mbrojtësin, Samuel Umtiti
Mbrojtësi francez, Samuel Umtiti, është prezantuar te Barcelona, i cili është transferimi i tretë i katalunasve deri më tani.
Francezi është shprehur tejet i lumtur për transferimin e tij në Camp Nou, duke shpresuar se do të adaptohet shumë shpejt në stilin e lojës së katalunasve.
“Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që të adaptohem sa më shpejt në familjen e Barcelonës”, tha Umtiti.
“Jam dukë mësuar gjuhën katalane dhe besoj se shumë shpejt do të jem në gjendje të flas më shumë”, shtoi francezi, cili më pas foli edhe për tragjedinë e ndodhur në Nice të Francës. “Për mua dhe vendim tim është një ditë tragjike, ngushëllime familjarëve të viktimave”, përfundoi Umtiti.