Sport

Ultrasit e Interit me letër për Conten: Nuk e harrojmë të kaluarën tënde

Emërimi i Antonio Conte në postin e trajnerit të Inter ka nxitur reagime të mëdha si tek tifozët e Juventus ashtu edhe të atyre të Inter.

Pak orë pasi është zyrtarizuar në postin e trajnerit, Conte ka pranuar një letër nga ultrasit e Inter, ‘Curva Nord’.

Në letër theksohet se tifozët nuk interesohen vetëm për fitoret, por edhe për aspektin moral, duke insistuar se ata nuk janë Juventusi.

“Ne nuk jemi Juve. Fitorja nuk është gjëja e vetme që ka rëndësi për ne. Ne theksojmë se ‘Curva Nord’ nuk e harron të kaluarën tuaj bardh e zi” shkruhet në ‘Facebook’, transmeton lajmi.net.

“Ne pranojmë faktin se kush është trajneri ynë i ri, por konsiderojmë se ka shërbyer në një klub që është vite dritë larg vlerave tona. Koncentrimi ynë, mbi të gjitha, është aspekti moral. Të jesh Inter do të thotë të mundësh kundërshtarin, të pranosh humbjen dhe të mos kërkosh arsyetime.”

“Fat të mbar Mr. Conte, me shpresën që na tregoni shumë shpejtë vlerën tënde” shkruhet ndër të tjerash.

Antonio Conte më parë ka shërbyer tek Juventus edhe në rrolin e lojtarit por edhe në atë të trajnerit. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli