Situata me zjarret në Shqipëri duket se po shkon drejt përmirësimit, pasi edhe temperaturat kanë shënuar një ulje në disa gradë.
Sipas emergjencave civile në 24 orët e fundit është evidentuar vetëm një vatër zjarri në Bogovë të Skraparit, shkruan Top Channel.
Zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, dhe zjarrfikësit e Skraparit arritën të shuanin flakët me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë kanë shkuar dhe banorët e zonës. Për pasojë u dogj një sipërfaqe prej 0.3 ha me shkurre.
Ndërsa në qarqe të tjera të vendit nuk janë raportuar probleme.