Tifozët e Kombëtares së Ukrainës i kanë vënë zjarrin flamurit të Serbisë në miqësoren mes këtyre dy kombëtareve.
Mediat ukrainase përmes disa pamjeve të shpërndara në internet konfirmojnë diçka të tillë.
Sipas tyre, pas këtyre ngjarjeve qëndrojnë tifozët e ekipit të Kharkovit, të cilët ka kohë që shkaktojnë trazira. Kujtojmë që sfida me Serbinë u mbyll me fitoren e Ukrainës 2-0.