Sport

Ujkani mund ta vazhdojë kontratën me Torinon

Portierit kosovar do t’i skadojë kontrata me klubin italian në muajin qershor, por palët duken të interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin për një vit tjetër

Samir Ujkani dëshiron të mbetet në Torino, shkruan Gazeta Express.

Portieri kosovar ishte transferuar tek klubi italian më 1 shtator të vitit 2019.

E tash, atij do t’i skadojë kontrata me “Granata”.

Mirëpo, portieri vushtrrias duket se është dashuruar me qytetin e Torinos dhe dëshiron ta vazhdojë eksperiencën tek ky ekip.

31 vjeçari aktualisht është zëvendësues i Salvadore Sirigut dhe nuk pati hapësira tek ekipi torinez gjatë këtij sezoni.

Ai nuk e pati ende mundësinë të debutojë për Torinon në një ndeshje zyrtare në Serie A apo në Kupën e Italisë.

Kontrata e Ujkanit do të skadojë më 30 qershor, por nuk përjashtohet mundësia që palët ta vazhdojnë bashkëpunimin për një vit tjetër. 

the authorGazetaKNN