Në konferencën për shtyp ka folur edhe portieri i Kosovës, Samir Ujkani.
Ai u shpreh optimist që Kosova do të fitojë në Finlandë.
“Pikët janë shumë të rëndësishme dhe ne do të luajmë për fitore kundër Finlandës”, deklaroi Ujkani, përcjellë “Lajmi.net”.
“Do të jetë shumë e vështirë, por kemi një skuadër të mirë dhe do të luftojmë deri në fund”, shtoi ai.