Sport

Ujkani ka një mesazh rrëqethës për Januzajn

Samir Ujkani, kapiteni i Kosovës, shpreson ende se Adnan Januzaj mund t’i bashkohet ekipit të Albert Bunjakit

Adnan Januzaj vazhdon ta injoroj Kosovën. Sulmuesi i Sunderlandin preferon të luajë për Belgjikën para Kosovës.

Por, kapiteni i ekipit kosovar, Samir Ujkani shpreson që ish sulmuesi i Borussi Dortmundit t’i bashkohet ekipit që drejtohet nga Albert Bunjaki, përcjell Express.

“Nëse ai dëshiron, ai mund të ende ta zgjedh Kosovën, por ne nuk mund të kontaktojmë me të. Vendi i Januzajt ka nevojë për të, unë shpresoj se ai do të bashkohet me ne”, ka deklaruar Ujkani në një intervistë për Sofoot.com, përcjell Express.