Uellsi dhe Portugalia do të ndeshen nesër në kuadër të gjysmëfinales së Euro 2016.
Sipas legjendës së futbollit uellsian, Ian Rush, ekipi britanik ka cilësi të mjaftueshme për të eliminuar Portugalinë dhe të kualifikohet për në finale.
Sipas Rush, dobësia më e madhe e portugezëve është mbrojtja, prandaj ka kërkuar nga bashkëkombësit e tij që të tentojnë t’i shfrytëzojnë këto dobësi të kundërshtarit.
“Nga të gjitha ndeshjet që kam parë deri më tani, e di se Portugalia ka vështirësi në mbrojtje dhe se është e lehtë t’i shënosh gol. Shpresojmë që të dimë t’i shfrytëzojmë rastet që do të na jepen”, ka deklaruar Rush.