Sport

UEFA i përgjigjet kritikave të Dortmundit

UEFA i është përgjigjur akuzave të trajnerit dhe disa lojtarëve të Borussia Dortmund, ë cilët thanë se nuk kanë dashur të luajnë të mërkurën ndaj Monacos
Drejtuesit e shtëpisë së futbollit evropian insistojnë se ky ishte një vendim i marrë me pëlqimin e të dy skuadrave.

Ata madje thanë se asnjëra skuadër asnjëherë nuk ka thënë se nuk dëshiron të luaj.

“Vendi që të zhvillohet ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Dortmundit dhe Monacos është marrë të martën mbrëmë në stadiumin e Dortmundit, me pëlqimin e të dy skuadrave dhe autoriteteve”, tha zëdhënësi i UEFA-s.

“UEFA ishte në kontakt me të dy skuadrat të mërkurën dhe asnjëra nuk tha se nuk dëshironte të luante këtë takim”. /Express/