Renato Sanches është shpallur lojtari i ri më i mirë i Euro 2016.
Mesfushori i Portugalisë, Renato Sanches, është shpallur lojtari më i mirë i ri i Euro 2016. Ai e fitoi çmimin “SOCAR Young Player of the Tournament” në Evropianin e mbajtur në Francë, çmim ky që ishte i hapur për të gjithë lojtarët pjesëmarrës të lindur pas 1 janarit 1994.
Për këtë çmim kanë vendosur shefi teknik i UEFA-s, Ioan Lupescu, ish-trajneri i Manchester Unitedit Sir Alex Ferguson dhe Alain Giresse, raporton Uefa.com.
“Një yll ka lindur”, është ky një postim i bërë nga UEFA pasi Sanches fitoi çmimin si lojtari më i mirë i ri në Euro 2016.
Sanches theu edhe rekord në ndeshjen ndaj Francës, duke u bërë lojtari më i ri në histori të EURO që luan në finale të Kampionatit Evropian. /Express/

