UEFA ndryshon stadiumin ku do të luhet ndeshja e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Ndryshe nga sa ishte parashikuar për në “Loro Boriçi” në Shkodër, përballja e 12 nëntorit do të luhet në “Elbasan Arena”.
Në faqen zyrtare të UEFA-s thuhet se ndeshja do të luhet në 20:45 në Elbasan Arena në 12 nëntor. Ndeshja është e vlefshme për eliminatoret e kampionit botëror që do të zhvillohet në Rusi në 2018.
Biletat e shitura deri më tani do të konvertohen për në stadiumin e Elbasanit dhe nuk do t’i kthehet vlera blerësve.
/Gazeta Express/
