Sport

UEFA ia refuzon Milanit planin për FFP

UEFA ia ka refuzuar Milanit propozimin për të ashtuquajturën “marrëveshjen vullnetare” për parametrat e Financial Fair Play (FFP), raportojnë mediat italiane.

Milan kishte propozuar një plan për të treguar stabilitetin ekonomik të klubit për disa vitet e ardhshme, për të cilin zyrtarët e skuadrës italiane shpresonin se do ta bindte UEFA-n të mos vendoste sanksione ndaj saj, transmeton Express.

Edhe pse vendimi përfundimtar do të bëhet i ditur të premten, Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport pohojnë se UEFA e ka hedhur poshtë këtë propozim duke e cilësuar të parealizueshëm.

Kjo do të thotë se do të mund të gjobitet dhe përballet me sanksione sa i përket transferimit të lojtarëve, e në rastin më të keq edhe t’i refuzohet pjesëmarrja në garat evropiane. /Express /