Sport

UEFA godet serbët për Kosovën

Crvena Zvezda dhe Federata e Futbollit të Serbisë pritet ta marrin një goditje nga UEFA për banerin e shfaqur javën e kaluar në ndeshjen ndërmjet ekipit serb dhe Floriane në garat evropiane, shkruan sot gazeta “Zëri”.

“UEFA është mafi, Kosova është Serbi”, shkruante në transparent, i cili do të dënohet nga UEFA. Shtëpia e futbollit evropian pritet t’ia japë gjobën klubit dhe Federatës serbe prej 50 deri në 100 mijë franga dhe ta dënojë Zvezdën me një ndeshje pa shikues në garat evropiane.