Rajon & Botë

Uashingtoni miraton shitjen e sistemit të mbrojtjes raketore për Poloninë

Departamenti amerikan i Shtetit miratoi dje shitjen e mundshme të një sistemi të mbrojtjes raketore në Poloni.

Shitja prej 10,5 miliardë dollarësh e një sistemi antiraketë “Patriot” duhet të miratohet nga Kongresi sipas rregullave për shitjet e pajisjeve ushtarake te qeveritë e huaja.

Sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit kjo shitje shërben për të përfituar nga fuqia e aleancës së NATO-s për të penguar kërcënimet ajrore dhe raketore.

Anëtarët lindorë të aleancës kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth një sulmi të mundshëm rus pas sulmit të papritur rë Rusisë në Ukrainë.

Gjatë një vizite të presidentit, Donald Trump në Varshavë në korrik, SHBA-ja dhe Polonia nënshkruan një memorandum që kishte për qellim shitjen e armëve për kombin e Evropës Qendrore.

the authorE B