Floyd Mayweather e ka mposhtur irlandezin Conor McGregor në kategorinë e lehtë, duke mbyllur karrierën si i pamposhtur
Boksierit amerikan, Floyd Mayweather iu deshën vetëm 10 raunde për të mposhtur Conor McGregor, me ndërprerje të meçit nga gjyqtari.
Por, pas humbje, McGregor befasoi të gjithë duke thënë se do t’i kishte shkuar luftës deri në fund, nëse gjyqtari nuk do ta ndërpriste luftën.
Ai madje fajësoi gjyqtarin, duke thënë se nuk e kuptonte vendimin e tij.
“Mendoj se ishte herët që të ndërpritej. Gjyqtari është dashur të më lejonte të vazhdoja”, tha fillimisht McGregor pas meçit.
“Isha pak i lodhur, ishte një luftë e gjatë. Ishte shumë afër fundit dhe mendoj se gjyqtari është dashur të vazhdonte. Lëre të më poshtërojë”.
Por. McGregor lavdëroi edhe kundërshtarin e tij Mayweather, duke thënë se është i kompletuar dhe për këtë arsye ka fituar 50 meçe pa pësuar asnjë humbe. /Express/