Sport

U shpall lojtari i vitit në Premierligë, kjo është deklarata e Salah

Salah është futbollisti i dytë afrikan, pas Riyad Mahrez, që e merr këtë çmim.
Egjiptiani Mohamed Salah është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Premier League nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli.
25-vjeçari, që mbërriti te Liverpooli gjatë verës së kaluar nga radhët e Romës, ka shënuar plot 41 gola me “The Reds” në të gjitha kompeticionet, duke rezultuar një goditje e madhe në merkato për skuadrën e gjermanit Jurgen Klopp.
Salah është futbollisti i dytë afrikan, pas Riyad Mahrez, që e merr këtë çmim.

“Faraoni” i Liverpoolit në fazën finale të votimit ka mposhtur konkurrencën e emrave të rëndësishëm si Kevin Kevin De Bruyne, Leroy Sane, David Silva, Harry Kane apo Marcus Rashford.

Salah është favorit për të fituar edhe “Këpucën e Artë” në Europë, pasi kryeson listën e golashënuesve në kampionatet kryesore europiane me 31 gola, dy më shumë se rivali i tij madh, “ylli” i Barcelonës, Lionel Messi.

“Jam shumë i lumtur për çmimin dhe për shokët e skuadrës dhe ajo se çfarë po bëjmë në Champions League”, shtoi Salah.

“Mendoj se jam rikthyer si një tjetër person, njeri, lojtar, siç kam thënë, nuk kisha shanse te Chelsea”, theksoi mes tjerash Salah.