Disa probleme të vogël në lidhjen e tyre kanë mjaftuar që një nga çiftet e njohura të jenë kryelajm në mediet rozë.
Bëhet fjalë për çiftin e shumë përfolur këngëtaren Altuna Sejdi-Tuna dhe bashkëshortin e saj Patris Berisha, transmeton Gazeta Express.
E dyshimet për ndarje veçse u shtuan kur ata ia larguan ‘folloëin’ njëri-tjetrit në Instagram.
Mirëpo, çifti i cili këtë vit u bënë prindër për herë të parë, si duket kaluan këtë krizë në martesën e tyre dhe shihen shumë të lumtur së bashku.
Meqë jemi në prag të festave të fundvitit Tuna e Patrisi kanë vendosur që të largohen nga Kosova.
Dyshja e famshme së bashku me Tianin e vogël kanë udhëtuar drejt Shteve të Bashkuara të Amerikës.
Këtë e kanë bërë të ditur vetë ata përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale.
Fillimisht ishte Tuna e cila përmes disa fotografive që ka postuar në llogarinë e saj në Snapchat shfaqte atmosferën e ngrohtë festive që ishte në shtëpinë ku janë vendosur në Amerikë.