Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit i Kolegjit AAB, për dy javë radhazi organizoi gara në disiplinat sportive, si: footsall, streetball, volejboll dhe ping-pong.
Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 200 studentë nga të gjitha fakultetet e Kolegjit AAB, të përfshirë në gjithsej 35 ekipe të ndara.
Në dy disiplina në footsalldhe volejboll, ngadhënjyen studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike duke zënë vendin e parë.
Në streetboll fitoi ekipi studentori arkitektëve dhe juristëve të ardhshëm,ndërsa në ping-pong vendi i parë i takoi studentit të Fakultetit Ekonomik, Elion Llolla.
Në përfundim të këtij aktiviteti u ndanë mirënjohjet, medaljet, kupat dhe shpërblimet nga menaxhmenti dhe dekanati i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB.
Kontribut te çmuar rreth organizimit dhe mbarëvajtjes se këtyre aktiviteteve dhanë asistentet e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit.
Të gjithë lojërat u mbajtën në ambientet e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të AAB-së.