Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve N.D dhe S.D në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Përmes komunikatës për media është bërë e ditur se të pandehurit N.D. dhe S.D shtetas të Republikës së Shqipërisë me datë 24.03.2017 në ora 20:50 në fshatin Llapushnik, Komuna e Drenasit, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë në veturën e të pandehurve është gjetur një sasi e substancave narkotike në peshë prej 2149,5 gram (2 kilogram e 149.5 gram).
Gjykata ka konstatuar se me këtë veprim në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).