Përfaqësuesja e Kosovës u mposhtë ndaj Islandës me rezultat 2-0, e vlefshme për Kupën e Botës, transmeton IndeksOnline.
Djelmoshat e Albert Bunjakit bënë një paraqitje tejet të mirë, por nuk arritën t’i konkretizonin rastet që patën.
Për këtë arsye, ekipi vendas në pak rastet që pati, shënoi dy herë me anë të Sigurdsson dhe Gudmundsson.
Por, në kohen kur rezultati i takimit ishte 0 me 0 dhe përfaqësuesja e Kosovës rrezikonte me raste shënimi, gjyqtari i ndeshjes ia bëri një të padrejtë mysafirëve.
Ishte pjesa e parë, ku Valon Berisha bëri një asist të bukur për Milot Rashicën, i cili u fut në zonë dhe pasoi te Bersant Celina, ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë edhe pse ndeshja ishte ndërpre më herët për shkak të pozitës jashtë loje.
Megjithatë, gjatë reprizës shihet qartë se Kosova ishte dëmtuar, pasi te ai rast nuk bëhej fjalë për një pozitë jashtë loje.
Po të pranohej goli, atëherë Kosova do të ishte duke kryesuar me rezultat 1 me 0, që do ta bënte më të vështirë fitoren e Islandës./IndeksOnline/