Aktuale

U ankuan se nuk ka nxehje në këtë shkollë fillore, kjo është përgjigjja që dha nga Komuna!

Në fshatin Zgatar të Komunës së Dragashit në shkollën fillore “Ilmi Batjari”, është raportuar se ka mungesë të ngrohjes.

Banuesit kanë bërë të ditur se në këtë shkollë, fëmijët po kanë të ftohët për shkak se ka nuk ka fare ngrohje, madje prindërit po kanë frikë se fëmijët mund të sëmuren.“Gazeta Blic”, ka kontaktuar me Drejtorin e Drejtoratit të Arsimit në Komunën e Dragashit, Vloran Cenaj i cili ka mohuar se nuk ka nxehje në këtë shkollë.

Cenaj ka thënë se problemi qëndron tek drutë, të cilët po kanë vështirësi gjatë ndezje.

“Kanë dru, mirëpo siç duket drutë nuk janë të thata sa duhet që të ndezët zjarri mjaftueshëm, mirëpo dru ka nuk është shkolla pa nxehje, unë fola edhe me drejtorin, ata tash nuk e di si e menaxhojnë, por ai tha që dru ka dhe se nxehja nuk mungon”, ka deklaruar Cenaj.

the authorE B