Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër e cila u aksidentuar të martën në Sllatinë të Fushë Kosovës mbrëmë ka ndërruar jetë në QKUK.
“Lidhur me rastin me 17.08.2017 nga QKUK është raportuar se viktima femër K/Shqiptare e cila ishte duke u trajtuar ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia. /Indeksonline/