Konkretisht në rastin tonë, tabi Explore tregonte tematika nga bota e lajmeve rreth teknologjisë.
Twitter po përpiqet ta bëjë më të lehtë gjetjen e përmbajtjeve të përshtatshme nga përdoruesit.
Kompania konfirmoi ditën e Mërkure se cicërimat e saj radhiten sipas tematikave në tabin Explore, pavarësisht nëse i ndiqni ose jo disa përdorues.
Funksionaliteti i disponueshëm në iOS dhe Android tregon tematika në bazë të interesave dhe gjërave që ju pëlqeni.
Konkretisht në rastin tonë, tabi Explore tregonte tematika nga bota e lajmeve rreth teknologjisë.

Kjo është një veçori e kërkuar prej kohësh nga përdoruesit e Twitter dhe ndryshimi më i fundit eventualisht u jep përdoruesve më shumë kontroll mbi përmbajtjet që duan të shohin.
Në të njëjtën kohë është një përpjekje e rrjetit social për të ruajtur përdoruesit si një prej sfidave kryesore të kompanisë. Pothuajse 1 miliard njerëz kanë provuar dhe larguar nga platforma dhe Twitter ka dështuar të rrisë numrin e përdoruesve aktivë në muaj.




















