Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, sot në orën 13.30, do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë.
Ai në Shkup do të ketë takim vetëm me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov rreth orës 14:00 me të cilin, sipas paralajmërimeve, pike së pari do të jetë biseda për krizën e emigrantëve dhe rolin e Maqedonisë në përpalljen me të.
Presidenti Ivanov, ndër të tjera do ta njoftojë Tuskun me situatën politike të rënduar në vend, dhe mundësin për daljen nga kjo krizë që ka mbërthyer vendin. Kjo është vizita e tretë për dy vjet e Tusk në Republikën e Maqedonisë